Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhoma Amerikane e Tregtisë skeptike për aksionin kundër inofrmalitetit: Nuk mund të marrësh ujë nga guri

06/10/2015
Dhoma Amerikane e Tregtisë skeptike për aksionin kundër inofrmalitetit: Nuk mund të marrësh ujë nga guri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke komentuar fazën e parë të aksionit të qeverisë në luftën kundër informalitetit, Dhoma Amerikane e Tregtisë, shprehet skeptike mbi rezultatet. Në një intervistë për News 24, presidenti i dhomës Mark Crowford, kritikon qeverinë mbi agresivitetin e treguar mbi biznesin e vogël. Crowford sugjeron një klimë të ngrohtë me biznesin, duke kërkuar procedura të thjeshtuara dhe forma të tjera mbështetëse.
“Ne e presim aksionin e qeverisë, e kemi kërkuar këtë aksion, por nuk mund të kapësh ujin me grushte ka edhe forma më të buta me kova. Kështu që nëse do jetë një reformë e thellë duhet të ketë edhe një sens pozitiv dhe jo të ashpër”, tha ai.
Crowford tërheq vëmendjen e qeverisë se nuk duhet të krijojnë panik te biznesi duke i kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme pasi kjo pengon aktivitetin e tyre.
“Kam pyetur biznesin e vogël dhe më thanë që nuk na kanë kërkuar ryshfet, por na vijnë shumë shpesh për kontroll. Nëse shkojnë kaq shpesh duke e mbytur biznesin e vogël edhe kjo është një pengesë për ekonominë. Ka perspektivë për biznesin e vogël që punësojnë më shumë njerëz dhe paguajnë taksat por procedurat duhet të jenë shumë të thjeshta. Sepse biznesi i vogël nuk ka kohë për të harxhuar me kontrollet tatimore përditë”, shtoi ai.
Sipas Crowford, ka të tjerë faktorë që ndikojnë në rritjen ekonomike dhe jo vetëm pagesat që mund tu merren bizneseve përmes presionit dhe gjobave.
“Unë gjithmonë kam qenë pak skeptik me aksionin e ashpër sepse biznesi i vogël nuk është plot me para dhe nuk mund të marrim ujë nga guri. Është një faktor që është në gjithë sistemin, por prapë se prapë duhet të rrisim ekonominë brenda, qarkullimin e parasë, duke nxitur bankat për të dhënë kredi, duke thithur investitorë të huaj dhe duke krijuar lidhje me tregjet ndërkombëtare. Kështu që ulja e informalitetit nuk është vetëm qëllim në vetvete. Sepse në do kemi një ekonomi të vogël, të dobët, ku njerëzit paguajnë tatimet”.
Crowford kritikon edhe përfshirjen e policisë në të gjitha fushat. Kjo sipas tij nuk është efikase.
“Ne do shikojmë rezultatet, por nëse ai është të mbyllë dyqanet dhe nuk ka një reformë të thellë, atëherë i bie që Shqipëria të jetë në aksion gjithmonë dhe kjo nuk është efikase që qeveria të punësojë forca speciale, të shkojnë nëpër fshatra, njëherë për drogën, njëherë për tatimet, njëherë për mospagesa të energjisë, do jenë gjysmat e punonjësve që janë duke vëzhguar të tjerët, kështu që duhet të ketë një sens pozitiv dhe jo agresivitet”.
Duke marrë si model vendet e tjera Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjeron një klimë të ngrohtë me biznesin, me procedura të thjeshtuara dhe forma të tjera mbështetëse.
“Tani bankat janë nën presion nëse japin kredite e biznesit që kanë dy balance por unë them që mos kërko asnjë bilanc sepse në këtë rast biznesi nuk do ketë dy, pra nuk do manipulojë, sepse nuk ka sens të ketë dy. Nëse bëjnë dy, do të thotë që harxhojnë kohën kot. Nëse kemi një sistem të thjeshtë, mbase vetëm me një pagesë fikse, siç i kanë edhe vendet e tjera, atëherë biznesi do të përqendrohet në biznes dhe jo në sasinë e bilanceve, kështu që le tu krijohen disa iniciativa dhe jo të kontrollohen CD dy tre ditë”.
Dhoma Amerikane e Tregtisë këto ditë pritet të dalë me një deklaratë publike për një vlerësim më të detajuar mbi operacionin e nisur nga qeveria kundër informalitetit dhe efektet e para të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.