Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga Lushnja se opozita dhe forca që ai drejton nuk do të bëjë kurrë pazare me Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe se aleanca e tij është me popullin.
“Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit,” tha Basha gjatë takimit të zhvilluar në Lushnje, prej nga nisi turin e takimeve që do të zhvillojë në mbarë vendin.
Gjatë fjalës së tij akuzoi Ramën e Metën, se aleanca e ‘1 prillit’ është bërë në në kurriz të popullit, për përfitime milionëshe. “Kam vendosur të nis një tur takimesh në mbarë Shqipërinë. Prej muajsh keni dëgjuar Tiranën politike të flasë, të premtojë, të thurë intriga, të akuzojë dhe të akuzohet. Aleancistët e 1 prillit vetëm sa të majme në shuma qindra milion eurosh siç u kanë dale te palarat nga dokumente ndërkombëtare. Ku po shkon Shqipëria? Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbaçit mbi qytetaret i padrejtësisë i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë me një dorë ndërtuarit të Sarajeve te Edi Ramës, Eurocol. Kishte ofertën me te larte 750 milion leke më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHE. As për shkolla as për rruge as për kompensim te përndjekurish. Sapo u kthye nga pushimet ne Neë York e mbyllen pazarin sepse për ta pazari dhe pushteti janë njësoj. Kush jane keta qe flasin për moçalorë e zvarranik. Shkoni ne shtrat me ankthin e ditës se nesërme. Dua t’ju them se opozita dhe PD nuk jane ne shitje dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancën me qytetaret. Kurrë pazar me Edi Ramen dhe Ilir Meten. Jemi gati për pastrimin e Tiranes politike nga plehrat e nje prillit. Per të mos shkëmbyer një te keqe më nje keqe me te vogël por per te zgjedhur te mirën e përbashkët”, tha kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/