Vrasësi i komandantit plagosi bashkëfshatarin për një gardh, sulmoi OSSHE me armë

Vrasësi i komandantit plagosi bashkëfshatarin për një gardh, sulmoi OSSHE me armë

61
0
Shares

Ruzhdi Arishta ekzekutor i efektivit të FSHN, kishte probleme me shëndetin mendor, ai kishte dale nga psikiatria dhe ishte në konflikte të vazhdueshëm me fqinjët e tij. Kështu deklaroi fqinji i Ruzhdi Arishtës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 42­vjeçari me iniciale N. M., rrëfen se si Arishta plagosi bashkëfshatarin e tij, 21-vjeçarin Besar Sherbela, si dhe orët e makthit që kapluan fshatin Oblikë në Shkodër.

“Po dilja në atë moment nga shtëpia kur dëgjova një debat të fortë. Në fakt u afrova për disa metra dhe pash Ruzhdiun që po përleshej fizikisht me Besar Sherbelen. Për një çast mendova se situata mes tyre ishte qetësuar, por Ruzhdiu shkoi në banesën e tij dhe mori një armë e qëlloi 2 herë në drejtim të Besarit. Djali ra përtokë dhe kërkonte ndihmë, pasi plumbi i kapi mushkërinë. I tmerruar dola në rrugë dhe i ngrita dorën një mjeti me targa të huaja. Pasi makina ndaloi, e çoi me urgjencë 21­vjeçarin në spital. Më pas unë lajmërova prindërit e tij”.

Sipas dëshmisë së fqinjit “ngjarja ka ndodhur për një gardh, i cili ndante banesën e Ruzhdiut dhe familjes së Besmirit. Arishta ishte tip konfliktual, mjaft problematik dhe nuk ishte në parametrat normale të psikikës. Jetonte i vetëm dhe herë pas herë hapte konflikte me banorë të zonës pa asnjë shkak. Madje, para disa muajsh, nuk e mbaj mend mirë se kur konkretisht, ai kërcënoi me automatik punonjësit e OSHEE­së, të cilët i kishin shkuar për kontroll. Ruzhdiu u drejtoi armën atyre dhe i tha që do t’i vriste nëse shkonin sërish në banesën e tij. Por rasti më i tmerrshëm është kur ai mbyti lopën e komshiut vetëm se i kishte hyrë në oborrin e banesës. Ai tashmë ka vdekur, por edhe shteti ka përgjegjësi këtu, pasi ata lloj tipash përbëjnë rrezik për shoqërinë” ka deklaruar fqinji.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY