Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg 16-vjeçarin A.Fecanji i cili vrau me thikë 17-vjeçarin Romario Kodra. Sherri mes tyre ka filluar për një lojë playstation dy adoleshentët kanë qenë në qendër të fshatit teksa janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke degraduar deri në përdorimin e armës së ftohtë. Sipas hetimeve të Policisë së Korçës, autori i dyshuar, u kap disa ore pasi kishte ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal, pranë fshatit.
Sipas të dhënave të Policisë, viktima është identifikuar si Romario Kodra, 17 vjeç, dhe se ai ndërroi jetë pasi është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Teksa luanin, ata kanë nisur të grinden me njëri-tjetrin ndërsa kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit për tu sqaruar. Pasi janë fyer dhe grindur me njëri-tjetrin, viktima Romario Kodra dhe i dyshuari si autor, A.F., 15 vjeç, kanë nisur të goditen me grushte. Por më pas ky i fundit ka nxjerrë një thikë që e mbante të fshehur në rroba dhe e ka qëlluar shokun e tij me të cilin para se të ndodhte ngjarja po luanin së bashku. Me gjithë përpjekjen e të afërmve për ta çuar shpejt në spital, mësohet se ai ka gjetur vdekjen vetëm disa minuta pas mbërritjes atje.
Mësohet se dy familjet prej pak kohësh ishin zhvendosur në fshat, viktima njihej si një djalë i qetë dhe jo problematik, ndërsa autori ishte një djalë problematik dhe konfliktual sipas banorëve .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/