Më datë 04.10.2015, në vijim të Planit Operacional “Merkuri i Bardhe 3” u zhvillua operacioni policor “TROKADERO 2”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi, Agim Smajlaj, 53 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u arrestua sepse gjate kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi tip “Toyota” Rav4, me targa AA962BS u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1000 paketash të markes “UNITED” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “TROKADERO” pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kondrabandë, i cili do ti tregtonte tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/