Edi Rama mësohet se i ka prerë rrugën ndryshimeve të mundshme, të përfolura në qeveri. Deklaratën për mosndryshime në qeveri,mësohet se e ka bërë para deputetëve socialistë, nëm mbledhjen e grupit parlamentar.
“Nuk do të ketë ndryshime në qeveri”, mësohet të jetë shprehur Edi Rama.
Ndërkohë, në dalje të mbledhjes, përballë interesimit të gazetarëve, Rama nuk pranoi të bënte ndonjë deklaratë, duke u mjaftuar me frazën e lëshuar, sipas së cilës, “Ju i nxirrni konkluzionet vetë. Ju i thoni ju i shkruani”.
Debatet për ndryshime të mundshme në qeveri, kanë nisur pas skandalit të CEZ, por edhe akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një takim që dy ditë më parë, Edi Rama kishte me aleatin e tij Ilir meta, mësohet të jenë prekur edhe ndryshimet në qeveri, duke e lënë të hapur këtë mundësi. Por, përkundër kësaj se çfarë është biseduar midis dy aleatëve, Rama, mësohet se ka mohuar sot ndryshimet në qeveri, para deputetëve të tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/