As e motra që jeton në të njëjtën zonë nuk arriti ta bindte, madje ajo mori përgjigjen se nëse do të afrohej, do ta hidhte të vdekur, treguan burime nga policia lidhur me detajet gjatë betejës së forcave speciale me Arishtën .
panorama ka treguar sot disa detaje të vrasjes së tij nga policia speciale. Me durim forcat e policisë pritën deri në mëngjes herët, kur me dritën e agimit të kryenin veprime konkrete. Tre prej specialëve të RENEA-s, të supermbrojtur me pajisje antiplumb janë futur në banesën e Ruzhdi Arishtës.
Ata i ndiqte një koleg me qen dhe një tjetër me kamera termike që të mund të dallonte në brendësi të banesës. Sapo i janë afruar një aneksi ku strehohej 56-vjeçari, ai ka qëlluar sërish me breshëri. Ky ishte dhe momenti final, kur RENEA ka qëlluar pa ndërprerje drejt personit.
Burime nga grupi i specialëve thanë se gjuajtjet kanë qenë të panumërta dhe fillimisht u dyshua se mund të kishte persona të tjerë të lënduar. Pas disa minutash është dalluar i shtrirë përtokë Arishta dhe është konfirmuar vdekja e tij.
Ndërkaq vëllai i Komandantit Simon Gjeta, Luigji tha se Simoni ishte i pari që sakrifikonte në operacionet e rrezikshme të FNSH-ve të policisë, për të mbrojtur kolegët. Sipas tij, ishte njeri i sakrificës, që për të mbuluar e mbrojtur shokët e tij, ishte gati të merrte përsipër vetë çdo risk.
Ndërsa vëllai më i vogël, Petriti, i cili jeton në Greqi, ka udhëtuar gjithë natën drejt Shqipërisë, sapo është lajmëruar për ngjarjen tragjike. Ai tregon se bisedën e fundit telefonike që ka bërë me Simonin, ka qenë mesditën e së shtunës, kur i tha se atë natë nuk do të kthehej në Tiranë, por do të flinte në repart në Shkodër. Në vijim ata falenderojnë Policinë dhe të gjitha institucionet shtetërore për nderimet që po i bëjnë vëllait të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/