Vrasja komandantit të FNSH-së, dyshime për plani operacional, Krimet e Rënda nis...

Vrasja komandantit të FNSH-së, dyshime për plani operacional, Krimet e Rënda nis hetimet

65
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton sot se ka nisur hetimet mbi vrasjen e komandant Simon Gjetës. Në orët e mbrëmjes së të shtunës, në Shkodër ka mbërritur një prokuror i krimeve të rënda për të bërë në bashkëpunim me policinë, veprimet hetimore në operacionin e arrestimit të Ruzhdi Aishtës.
Nga hetimet do verifikohet nëse policia ka respektuar planin operacional për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe për të zbardhur momentin e vrasjes së Simon Gjetës.
Por gjithashtu, hetuesit do të hetojnë dhe vrasjen e Ruzhdi Aishtës. Për të zbardhur veprimet si dhe procedurat ligjore të ndjekura nga RENEA apo FNSH në këtë operacion, Besim Hajdarmata, nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë kanë mbërritur prej orës 23:00 në Shkodër ku dhe vijojnë punën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY