Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Mblidhet në fshehtësi jashtë shtetit komisioni, miratohet projekti për betonizimin e Parkut të Liqenit

04/10/2015
SKANDAL/ Mblidhet në fshehtësi jashtë shtetit komisioni, miratohet projekti për betonizimin e Parkut të Liqenit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hije skandali dhe dyshime të forta rreth veprimtarisë së komisionit qeveritar për përzgjedhjen e projektit për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Pas reagimit të fortë të qytetarëve dhe protestave që u përshkallëzuan, qeveria pezulloi veprimet e komisionit dhe kërkoi kohë për përzgjedhjen e projektit. Më vonë u lajmërua se ky komision jo transparent do të mblidhej në datën 4 shtator për të vendosur për projektin përfundimtar për hyrjen e parkut. Por pas reagimit të shoqërisë civile dhe rinisjes së protestave, kjo mbledhje nuk u zhvillua.
Ndërkaq mësohet se komisioni ditët e fundit është mbledhur jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se është përzgjedhur dhe projekti fitues.
Nuk dihet ende se cili projekt është shpallur fitues, por më e çuditshmja është zhvendosja e komisionit jashtë vendit, anëtarët e të cilit kanë vendosur për kafshimin e të vetmes hapësirë të gjelbër në kryeqytet. Edhe pse bëhet fjalë për një ngjarje që prek jetën e gjithë qytetarëve të Tiranës, deri më tani është vendosur që gjithçka të jetë sekrete dhe të mos ketë asnjë informacion publik.
Burime pranë qeverisë, por dhe pranë organizatave të shoqërisë civile janë shprehur se që pas anulimit të mbledhjes së 4 shtatorit, është përfolur gjatë që mbledhja të zhvillohet jashtë vëmendjes së shoqërisë dhe medias, e për këtë arsye ka dyshime që komisioni është mbledhur në Itali ose Francë, por ende nuk është zyrtare. Plani për t’u mbledhur në fshehtësi është konfirmuar dhe nga ambientalisti Sazan Guri, i cili deklaroi se nuk mundet që për një ngjarje të tillë informacionet të mbahen sekrete.
“Prej disa ditësh është përfolur se komisioni do të mblidhej jashtë shtetit. Ka dyshime të forta se komisioni është mbledhur dhe ka përcaktuar projektin fitues. Si mundet që të bëhet një gjë e tillë me mungesë të plotë transparence? Një veprim i tillë ngre shumë dyshime. Pse u fshihet qytetarëve një gjë e tillë?”, është shprehur dje Guri në një prononcim për gazetën.
 
Reagimi i shoqërisë civile
Sapo mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, veprimi i parë i Erion Veliajt dhe qeverisë ishte hapja e një konkursi për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial. Befasia ishte se të gjitha projektet paraqisnin ndërtime dhe shkatërrim të parkut. Kjo solli reagimin e fortë të shoqërisë civile, ku nuk munguan protestat dhe akuzat në drejtim të qeverisë. Por përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistë kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që të ketë ndërtime në këtë zonë. Sazan Guri, ka thënë për gazetën se po tentohet që përgjatë hyrjes së parkut, deri tek Garda e Republikës, të ndërtohen zyra e objekte të tjera që dëmtojnë parkun dhe strukturën arkitekturore të kësaj zone. “Është e papranueshme ndërhyrja barbare tek Liqeni, projektet i hapin rrugë ndërtimeve pa masë.
Janë presion i madh ndaj parkut. Ne kemi bërë protesta dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë vendimin e qeverisë për të ndërhyrë në atë zonë”, është shprehur Guri. Ai deklaroi se javën që vjen pritet të ketë të tjera reagime. Në fillim të muajit shtator pati dhe disa tryeza kundër betonizimit të parkut, ku përfaqësues të shoqërisë civile hartuan dhe një rezolutë me 60 firma e cila ju dërgua krerëve më të lartë të shtetit, në të ambientalistët paraqisnin arsyet se përse nuk duhen miratuar asnjë prej projekteve. Por pavarësisht të tilla kundërshtive duket se zëri i tyre nuk është dëgjuar.  Kliti Topalli
 
(Sot)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.