Rama-Meta anulojnë darkën familjare, bien dakord për ndryshime në qeveri

Rama-Meta anulojnë darkën familjare, bien dakord për ndryshime në qeveri

60
0
Shares

Një darkë familjare mes çiftit Rama dhe çiftit Meta duket se i ka lënë vendin një takimi kokë më kokë midis tyre dhe për më tepër dakordësisë për ndryshime në qeveri. Kreu i qeverisë ka vendosur të ndryshojë agjendën dhe ka shkuar dje në zyrën e kryeparlamentarit, menjëherë sapo kishte mbërritur në Tiranë, nga New York-u.
Ndërkohë, mësohet se pjesë e diskutimeve 100-minutëshe mes dy aleatëve të mazhorancës ka qenë debati i nxehtë i këtyre ditëve për CEZ-in. Palët duket se janë përpjekur të sheshojnë pakënaqësitë e lindura brenda mazhorancës për këtë çështje ku nuk kanë munguar dhe qëndrime kontradiktore apo zëra për një krisje të mundshme mes palëve.
Mësohet se për këtë çështje është diskutuar edhe për një koordinim që i duhet shumicës qeverisëse lidhur me qëndrimin që do të mbahet në vijim, duke pasur parasysh dhe votimin në seancën e fundit parlamentare kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim u ndanë mes demokratëve dhe socialistëve, sa i përket vendimit për diskutimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit të PD-së për hetimin ndërkombëtar të çështjes së CEZ-it.
Mësohet se pjesë e diskutimit mes dy aleatëve kanë qenë edhe ndryshimet në qeveri.
Rama, më herët, i pyetur publikisht për këtë çështje, e ka mohuar se do të ketë ndryshime në kabinet por një e-mail i bërë publik në media hodhi dritë mbi kritikat e ashpra në adresë të ministrave.
Pavarësisht këtyre çështjeve mjaft të nxehta kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë informacion për median.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY