Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Kushëriri i Saimir Tahirit dolli pa fund për drogën me kreun e policisë kufitare

04/10/2015
FOTO/ Kushëriri i Saimir Tahirit  dolli pa fund për drogën me kreun e policisë kufitare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot lidhjet e kushërinjve të ministrit të Brendshëm me krerët e policisë kufitare, në pikat kyçe të kalimit të narkotikëve.
enkeleid alibeaj11“Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve. Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi. Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali”, shprehet Alibeaj.
moisi habilaj - sokol bode1Sipas tij, kreu i policisë kufitare e ka marrë mesazhin, ndaj edhe është vënë në shërbim të kushëririt të ministrit.
“Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre. Ja tek festojnë së bashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë. Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të Brendshëm. Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin”, shtoi Alibeaj.
moisi habilajMë tej, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë së PD-së i është rikthyer akuzave, sipas tij, tashmë të ndërkombëtarizuara, ndaj ministrit Saimir Tahiri, që ka alarmuar edhe prokurat e antimafias italiane.
“Është provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime. Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj narkoministrit të Brendshëm shqiptar. Prokurorët italianë të antimafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj”, shtoi Alibeaj.
saimir tahiri, audi aa 003 gbSipas Alibeajt, megjithëse narkomisnistri AA 003 GB mund të bëjë krenar kryeministrin Edi Rama, vetëm largimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit, i hap rrugë drejtësisë.
“Por narkoministri, zoti AA003GB, bën krenar Edi Ramën me gjithë këto bëma. Prej 33 ditësh ai është ministri i Brendshëm më i diskredituar në faqen e rruzullit, njeriu që favorizon bandat e drogës, nxit krimin dhe imkriminon policinë. Çdo ditë në detyrë e narkoministrit është një ditë më shumë në kalendarin e krimit dhe drogës. Vetëm largimi i tij i menjëhershëm i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit”, përfundon deklarata e Enkelejd Alibeajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.