Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO – FUSHATË BETONIZIMI/ Te “Vasil Shanto” po mbin një pallat në rrugë, në Selitë policët bashkiakë shoqërojnë betonieret

04/10/2015
FOTO – FUSHATË BETONIZIMI/ Te “Vasil Shanto” po mbin një pallat në rrugë, në Selitë policët bashkiakë shoqërojnë betonieret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një fushatë betonizimi duket se ka rinisur në Tiranë. Deklaratat e para fushatës elektorale të Edi Ramws, se “edhe New York-u prej betoni është”, po gjen “drejtimin e duhur” nga Erion Veliaj, që pas zgjedhjeve lokale të 23 qershorit të këtij viti.
Ndërkohë, banorët, nga halli dhe nga marazi, ironizojnë me “Tiranën si New York-u” dhe denoncojnë betonizimin qytetit.
ndertim2Parid Flaga, një banor i bllokut “Vasil Shanto”, u kthye një ditë nga puna dhe ndërsa doli si përherë te ballkoni i tij, mësoi dhe pa me sytë e tij, se së shpejti aty ku ishte një rrugë, do të ndërtohet një pallat.
ndertim4“Ciklopin do e ndërtojnë te rruga ku duhet të kalonin njerëzit, te ajo rrugë që nuk është asfaltuar kurrë dhe ku përditë sa herë që shkoja në pune balta me kujtonte ‘mjaltin’ e qytetit tim. Tani s’do kem më balte, por një mal të ri betoni i cili do më ndihmoje të fle deri nga ora 2 e drekës sepse mbase atëherë do mund ta shohim diellin, me kësmet… A ka qytetar ky shtet, a ka qytetar kjo administratë, a kanë qytetarë këto institucione apo vetëm derra me fytyrë sokrati”, shpërthen dhe denoncon Parid Flaga, ndërsa publikon edhe foton bashkëngjitur.
ndertim3Një tjetër qytetar, Adnand Leskaj, shprehet se ajo që po ndodh te Blloku “Vasil Shanto”, nuk është rast i vetëm, ndërsa sjell dhe denoncon si shembull, masakrën sipas tij, që po i bëhet Selitës.
“Hajde shikoni si po tjetërsohen kodrat e Selitës dhe ky i gjati thotë që i kam pezulluar ndërtimet ku na mbytën kamionët dhe betonieret në mes të ditës duke ndotur gjithë Selitën dhe policat e bashkisë hipin nëpër ato përbindësha duke i shoqëruar dhe duke i bërë karshillëk banoreve. Turp për këtë kryetarin e ri të bashkisë që flet për pastërti dhe për këtë lagje që po e masakrojnë për ditë”, denoncon Adnand Leskaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.