Vrasja në Tiranë, ndalohet dhe vëllai i Durim Bamit

Vrasja në Tiranë, ndalohet dhe vëllai i Durim Bamit

600
0
Shares

Policia e Tiranës ka ndaluar vëllain e Durim Bamit në mes 10 personave të shoqëruar në polici me dyshimin se kanë realizuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi te urgjenca e Tiranës.

Valter Bami u shoqërua nga forcat e Policisë së Tiranës mëngjesin e djeshëm, teksa po parkonte makinën pranë Spitalit të Traumës. Ai ishte i shoqëruar edhe nga Lutfi e Marklen Haka, persona këta të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Nadien Zeneli, në vitin 2011, në Tiranë, por që u lanë të lirë për mungesë provash, shkruan Panorama.

Policia kishte të dhëna për një njohje mes Durim Bamit e vëllait të tij me Elvis Gaçajn, por pa specifikuar nëse ishin miq apo armiq. Përveç kësaj, fakti që Bami ndodhej pranë spitalit ku ndodhej i shtruar pas atentatit 40-vjeçari Gaçaj, bënë që Policia t’i shoqëronte ata si të dyshuar të mundshëm për ngjarjen.

Megjithatë, pas disa orësh, aq sa zgjati dëshmia e tyre në Polici, Valter Bami, Lutfi e Marklen Haka u lanë të lirë. Burimet thanë se vëllai i Durim Bamit ka thënë se thjesht po i shkonte për vizitë në spital Gaçajt, meqenëse ai para disa ditësh kishte qenë në shtëpinë e tij në Fushë–Krujë.

Durim Bami ishte personi për të cilin deputeti Tom Doshi deklaroi se ishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin tjetër Mëhill Fufin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY