Specialet e RENEA-s që mbërritën në ndihmë të kolegëve të tyre në Shkodër, po shkëmbejnë zjarr me të kërkuarin.
Nga ana e tij edhe 52 vjeçari Ruzhdi Aishta, mësohet se po kundërpërgjigjet me zjarr, nga shtëpia përgjatë aksit rrugor Shkodër – Hani Hotit, ku ai prej disa orësh qëndron i fshehur.
Ndërhyrjen e RENEA-s po e ndjek nga afër edhe drejtori i Përgjithshëm i Policsë së Shtetit, i cili mësohet të ketë porositur efektivët e policisë që, “nëse keni fushëpamje, ndiqni procedurat”, që do të thotë të qëllojnë për ta eliminuar fizikisht të kërkuarin e rrethuar.
Mësohet se policia po përdor edhe gaz lot-sjellës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/