Dashi
Një fundjavë e këndshme për Dashin e cila do të kalojë në shoqërinë e partnerit apo njerëzve të dashur. Për beqarët një romancë e re po qarkullon në ajër. Edhe financat paraqiten mjaft të mira duke ju lejuar edhe ndonjë shpenzim të tepruar.
Demi
Sot horoskopi për ju parashikon disa të papritura që mund të prishin ditën tuaj. Një konflikt në punë ose një shpenzim i papritur ju kërcënon qetësinë e fundjavës. Faji për këtë qëndron te kundërshtarja juaj Hëna, por edhe për shkak të stresit të akumuluar gjatë të gjithë javës. Do të përfitonit nëse i lejoni vetes pak pushim.
Binjakët
Kreativiteti i fuqishëm paraqitet për ju, veçanërisht në dashuri, ku imagjinata mund t’ju çojë drejt një darke romantike nën dritën e qirinjve. Nëse tashmë keni një të dashur kjo do të ishte dita ideale për ta ftuar dhe të kalonit një mbrëmje së bashku. Siguria në vetvete do ju lejojë të arrini ato që synoni.
Gaforrja
Sot horoskopi përfshin tension për ju duke ju kërcënuar edhe me prishjen e fundjavës. Fajësimi i personave afër jush nuk do të jetë zgjidhja e duhur, por kjo do ju bëjë të ndjeheni më të qetë. Megjithatë në mbrëmje me favorizimin e Hënës duket se gjithçka do të paraqitet më mirë.
Luani
Pavarësisht se ka qenë një javë e ngjeshur me punë, e shtuna paraqitet një ditë e bukur dhe e qetë për ta kaluar me personat e dashur. Edhe financat duket se janë mirë dhe ju lejojnë juve që ta teproni pak me shpenzimet.
Virgjëresha
Hëna ju bën veçanërisht të ndjeheni të shqetësuar dhe nën ndikimin e Uranit ju ndjeheni edhe mjaft euforik. Mundohuni të mos e teproni të shtunën me të dalat edhe nëse keni projekte në mendje.
Peshorja
Sot horoskopi është i mirë për ju, pasi me mbështetjen e Venusit dhe Merkurit, ju mund të gjeni gjithmonë fjalën e duhur! Qartësi e shkëlqyer, në mendjen tuaj nëse jeni duke u përpjekur për të fituar zemrën e dikujt. Këtë të shtunë duket se keni të gjitha kushtet për të tërhequr vëmendjen.
Akrepi
Ende konfuzion në qiellin tuaj astral dhe opozita e planetëve rezulton me probleme për Akrepët. Frika nuk është gjëja më e keqe, përpiquni të qëndroni të qetë për çdo të papritur. Kjo e shtunë do të jetë një mbrëmje e qetë, një darkë romantike apo vajtja në kinema do të ishte ideale.
Shigjetari
Venusi dhe Urani do t’ju mbrojë nga Hëna armiqësore. Tensionet e mundshme me partnerin tuaj kërcënojnë për të hedhur në erë planet tuaja. Edhe në punë me një koleg paraqiten disa mosmarrëveshjeve që kërcënojnë të prishin mundësitë tuaja fitimprurëse.
Bricjapi
Sot horoskopi përfshin disa angazhime, duke përfshirë edhe këtë të shtunë që do t’ju mbajë të zënë më shumë se sa pritej. Pas angazhimeve të studimit ose të punës ju jeni duke shpresuar për një pushim të vogël, por kjo nuk do të jetë e mundur si pasojë e disa çështjeve të vjetra të pazgjidhura.
Ujori
Fundjavë e mrekullueshme për Ujorët. Jeni të favorizuar nga pozicioni i favorshëm i Hënës, Uranit dhe Venusit. Diçka po ndryshon brenda jush dhe në fakt ka ardhur koha për të marrë një pushim dhe për të menduar më shumë për dashurinë dhe pasionin. Kjo e shtunë do të jetë e lumtur dhe romantike.
Peshqit
Forca kënaqësisë së punës do ju përfshi edhe këtë të shtunë. Së shpejti ju do të gëzoni përkrahjen e Venusit dhe shumë shpejt dita do të bëhet e veçantë për ju në fushën e dashurisë. Do të jetë ditë e mirë për tu marrë me veten dhe takime me njerëzit që ju kanë munguar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/