EKSKLUZIVE – PROJEKT VENDIMET/ Kryesia e PD koopton Imamin, Kosovën dhe tre...

EKSKLUZIVE – PROJEKT VENDIMET/ Kryesia e PD koopton Imamin, Kosovën dhe tre kryebashkiakë, si anëtarë të rinj të saj

53
0
Shares

Mbledhja e sotme e kryesisë së PD-së pritet të marrë vendime të rëndësishme për sa i përket edhe strukturave të saj.
Pjesë e këtyre vendimeve janë shtimi me kooptim e pesë anëtarëve të rinj të kryesisë së kësaj partie.
Mësohet se anëtarët e rinj që i shtohen kësaj kryesia do të jenë, Arben Imami, me cilësinë e drejtuesit të Bordit “për Liri dhe Demokraci”, Halim Kosova, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të “Pastërtisë së Figurës dhe Dekriminalizimit”, si edhe e tre kryetarëve të bashkive qendër, Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës, Fran Frrokaj, kryetari i bashkisë së Lezhës dhe BashkimShehu, kryetar i bashkisë së Kukësit.
Gjithashtu, në kuadrin e ristrukturimit të PD-së, mësohet se mbledhja e sotme e kryesisë së PD-së, do të miratojë edhe ngritjen e departamentit për “Kontribute Historike”, kryetar i të cilit do të jetë Jemin Gjana.
Vendime të tjera që priten të merren në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së do të jenë: Miratimi i Raportit mbi “Zgjedhjet Vendore 2015”; miratimin e ngritjes së Grupit të Punës “Ad Hoc” i cili do të përgatisë propozimet për çdo degë, për riorganizimin e funksionimit të partisë; miratimin e Strukturës së Ekipeve që do të ndjekin pranë degëve, “Analizë-Riorganizimin”; miratimin e ngritjes së Sekretariatit Politik për hartimin e Programit qeverisë të PDSH-së; si edhe miratimin e Udhëzimit për “Hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e organeve drejtuese të FRPD”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY