Dëshmitarët: Vajza që pretendon se i shpëtoi atentatit, nuk ishte në makinën...

Dëshmitarët: Vajza që pretendon se i shpëtoi atentatit, nuk ishte në makinën e viktimave

47
0
Shares

Dëshmitarët e atentatit të dy netëve më parë te Urgjenca e Tiranës, tregojnë për DRONI.al, se vajza e përfolur se i shpëtoi atentatit, Eda Gj., nuk ka qenë në makinë me viktimat.
“Vajza që dha dëshmi po gënjen. Ajo nuk qe në makinë me viktimat”, u shpreh një dëshmitare në vendin e ngjarjes, e cila kërkoi të mos identifikohej.
Eda Gj., ndërkohë duke pretenduar se ishte në makinën, objekt atentati, ka rrëfyer për mediat se, ai moment ishte si një luftë të vërtetë.
Ndërkohë, Elvis Gaçaj, i dyshuar si objekt i atentatit të dy netëve më parë pranë Urgjencës së Tiranës, ka qenë objekt atentatesh edhe herë të tjera. Si edhe më parë edhe në atentatin e fundit, ai sërish nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.
“Nuk kam parë asgjë. Nuk e di kush ka qëlluar. Nuk kam probleme me njeri”, këto kanë qenë përgjigjet që u ka dhënë ai oficerëve që e morën në pyetje në spital.
Për Elvis Gaçajn, 40-vjeçari që mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë, atentati i së enjtes nuk është i pari që i bëhet.
Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i dy ditëve më parë, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.
Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes autorët e provuan me armë zjarri.
Ndërkohë, në atentatin e dy netëve më parë,mësohet se në momentin që kanë nisur të shtënat, Elvis Gaçaj ende nuk e kishte ndezur makinën. Por sapo ka dëgjuar breshërinë, ka dashur të largohet duke ndezur mjetin dhe duke prerë timonin në krahun e majtë.
Autori ka qëlluar nga lart dhe pjesa më e madhe e plumbave ka qëlluar të dashurën e tij në sediljen e parë. Ndërsa Gaçaj është plagosur edhe vetë, kur po tentonte të largohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY