Policia ende nuk ka një dinamikë zyrtare të ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë megjithëse besohet se vrasësi ka qenë 17 vjec. Mosha e saktë që jep policia bazohet tek disa dëshmi nga persona që janë thirrur në pozicionin e njerëzve që kanë dijeni për ngjarjen.
17 vjecari sipas policisë ka qëlluar 23 herë. Dëshmitarja E.Gj e cila ia doli të shpëtonte nga rrebeshi i plumbave ka dëshmuar se vrasësi ishte me pantallona të shkurtra dhe me një bluzë të kuqe.
Po ashtu në duart e policisë është edhe një i ri nga Fushë Kruja që ka dijeni për ngjarjen.
Enigmë mbetet fakti që policia ka deklaruar se vajza e vrarë Aurora Oskian kishte një mandat banke përmes të cilit kishte tërhequr një shumë të madhe parash nga një bankë.
Policia nuk ka deklaruar rreth fatit të këtyre parave, i kishte ajo pas vrasjes në cantën e saj apo jo. Po ashtu policia nuk e ka hedhur asnjëherë si pistë atë të grabitjes së parave të Aurorës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/