Vrasja e dyfishtë në Tiranë/Gjendet arma e krimit në Lanë, dëshmia e...

Vrasja e dyfishtë në Tiranë/Gjendet arma e krimit në Lanë, dëshmia e E.GJ, vajzës që i shpëtoi atentatit

77
0
Shares

Ne foto, polumbaret gjate kerkimeve per armen e krimit te mbremshem

Polumbarët e policisë së Tiranës kanë arritur të gjejnë armën e krimit me të cilën u ekzekutuan mbrëmë dy persona dhe një tjetër u plagos pranë urgjencës së Tiranës dhe lulishtes 1Maji.

vrasja ne tirane arma

Arma e krimit e sapogjetur ne lumin e Lanes

Arma tip kallashnikov mendohej se ishte hedhur nga autori në Lanë e cila ndodhet vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes.

policia kerkim nelane polumb 1

Policia jozyrtarisht ka treguar dinamikën e atentatit të mbrëmshëm në Tiranë ku u ekzekutua Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.

Sipas desdhmise se E.GJ , vajzes qe i shpetoi mbreme atentatit vrasesi ka qene me pantollona te shkrtra dhe bluze te kuqe. Ai nuk ka qene i maskuar.

Ai eshte afruar prane makines dhe ka qelluar duke lene te vdekur ne vend dy nga personat e ndodhur ne makine.

Megjithate policia mendon se kanë qenë jo një por dy persona.

Sipas E.GJ. ajo, Aurora dhe dy miqte e tjere sapo kanë përfunduar darkën në një lokal ngjitur me vendin ku kishin parkuar makinën janë nisur për të shkuar tek BMW parkuar pak metra më larg, ngjitur me pallatin ku banonte edhe Oskian.

E.Gj thote se personi erdhi perpara tyre nderkohe qe policia thote se vrasesi kryesor ishte vendosur në shkallë pranë dritares së katti të parë përballë makinës. Ai është lajmëruar nga një person i dytë i cili po zvëzhgonte lëvizjes e Oskian, Rugovës dhe Gacajt.

Kur 4 personat janë futur në makinë, Gaçaj shofer, Oskian në sediljen e parë dhe djali e vajza tjetër në sediljet e pasme, kanë filluar të shtënat me breshëri nga lart.

Autori ka qëlluar qëlluar me breshëri automatiku, afërisht 10 të shtëna në drejtim të sediljes së parë të makinës ku ndodhej Aurora Oskian. Policia ka gjetur vetem 6 gexhoja.

Policia thotë se është qëlluar edhe me pistoletë nga afër, nga atentatori tjetër dhe E.Gj pikerisht kete person ka identifikuar. Njëri prej autorëve është larguar mes për mes pallateve, duke dalë para lulishtes e më pas i është afruar lumit Lana, deri pranë shtratit, ku sipas dëshmitarëve ka hedhur armën në ujë, armë e cila u gjet sot paradite nga polumbarët e policisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY