Videoja me seks e Priftit nuk është filmuar prej tij

Videoja me seks e Priftit nuk është filmuar prej tij

329
0
Shares

Videoja me pamjet intime të ish-ministrit Dritan Prifti, nuk është nxjerrë nga kompjuteri që ai ka dorëzuar në Prokurori, në vitin 2011, sic pretendohej dje në një deklaratë të LSI, e cila u akuzua për nxjerrje të disa fotove erotike të ish-ministrit në rrjetet sociale.

Burime të grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës, që kanë hetuar dosjen “Prifti- Beqiraj”, në vitin 2011, thanë dje për panorama se nuk kishin pasur dijeni për një video të tillë deri tri ditë më parë.

dritan prifti seks dy foto bashke

Në atë kohë, për efekt të hetimeve, i është kërkuar shtetasit Dritan Prifti që të dorëzonte kompjuterin laptop të markës ‘Dell’ dhe orën-kamera së bashku me një USB, pasi pretendonte se aty ndodhej materiali filmik në lidhje me shtetasin Ilir Meta”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, ka qenë vetë Dritan Prifti që me vullnetin e tij është paraqitur në Prokurori dhe pasi ka dhënë shpjegimet e tij, ka dorëzuar laptopin, orën-kamera dhe USB-në. “Dorëzimi i pajisjeve në fjalë është bërë me procesverbal ku është përshkruar gjithçka”, thanë hetuesit. Sipas tyre, këto pajisje janë ekspertuar njëherë në Shqipëri dhe më pas iu dorëzuan një specialisti amerikan.

“Marrja në dorëzim e laptopit, USB-së dhe orës-kamera nga eksperti amerikan është bërë me procesverbalin përkatës që është në dosje edhe sot”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, specialisti amerikan dorëzoi me procesverbal videon e zotit Meta dhe pamjet filmike të rikuperuara (pasi ishin fshirë), ku ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, numëronte rreth 70 mijë euro me zëvendësministrin Leonard Beqiraj.

Pas zbulimit të kësaj videoje, Prokuroria dërgoi në gjyq për korrupsion Dritan Priftin, por materiali u cilësua i papërdorshëm nga Gjykata e Lartë. “Në laptopin e Dritan Priftit, të dorëzuar prej vetë atij në Prokurori, nuk ka pasur asnjë video apo material tjetër filmik”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY