TIRANE-Nga 803 efektivë policie që iu nënshtruan testimit me shkrim këtë të martë për 150 kuota pranimi në Akademinë e Policisë, vetëm 60 prej tyre e kanë fituar këtë konkurrim.
Provimi është u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Por fitues nga ky konkurs kanë rezultuar një numër relativisht i vogël. Javën që vjen fituesit do ti nënshtrohen një testimi me gojë. Inspektorët që do të jenë fitues edhe në testimin me gojë, do të ndjekin për një periudhë 3 vjeçare shkollimin. Gjatë kohës që ndjekin studimet e tyre, do të paguhen me pagën e nënkomisarit, që është edhe grada që marrin në përfundim të studimeve. Pas përfundimit të çdo viti shkollor, ata do të kryejnë detyra të ndryshme, por që janë kryesisht në funksion të vënies në praktikë të njohurive të fituara në Akademinë e Sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/