Lulzim Basha mohon takimin sekret me Edi Ramën

Lulzim Basha mohon takimin sekret me Edi Ramën

75
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në Bundestag i tha sonte Deutsche Ëelle-s se nuk ka pasur asnjë takim apo kontakt mes tij dhe Edi Ramës.

Mediat kanë folur këto kohë për një takim Basha-Rama, duke nënkuptuar me këtë prapaskenat vepruese në politikë për koalicione të reja, sa të vërteta janë këto zëra?

Nuk ka asnjë takim sekret të Lulzim Bashës me asnjë nga bashkëpërgjesit e gjendjes ku është katandisur vendi, familjet, të cilat kanë marrë rrugën e eksodit si asnjëherë më parë në këto 20 vite. Por ka një përballje të fuqishme të Lulzim Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës me shkaktarët e kësaj gjendjeje, me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me politikat e tyre të gabuara, me politikën e lakut në fyt, të kërbaçit për qytetarët e të korrupsionit e megaaferave për qeveritarët, me politikën e ndëshkimit të berberëve, por të lartësimit të ministrave të lidhur me narkotrafikun, siç është Ministri i Brendshëm. Në këto kushte është jo vetëm qesharake, por edhe e papranueshme, e refuzueshme, unë e refuzoj me përbuzje çdo insinuatë për pakte me ta.

Dekriminalizimi – një çështje që u ngrit dhe u ndërkombëtarizua nga opozita. Po ju vetë jeni të sigurtë se njerëzit tuaj janë me kostum të papërlyer?

Sigurisht që jo, por unë jam i sigurtë në atë që kam thënë e dua ta përsëris sot se në Partinë Demokratike nuk ka vend për njerëz të tillë, se pavarësisht stadit në të cilin gjendet përpjekja jonë, ligji për dekriminalizimin, unë kam nisur iniciativën time për komisionin e përhershëm të integritetit në Partinë Demokratike të kryesuar nga Dr. Halim Kosova, detyra e të cilit do të jetë skanimi i çdo zyrtari të Partisë Demokratike në strukturat partiake, administrative apo shtetërore me qëllim shmangien e çdo personi me të shkuar kriminale dhe mosinfiltrimin e këtyre personave në strukturat e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e ka dëshmuar jo me fjalë, por me vepra, se sa herë që janë evidentuar persona me rekorde të mundshme kriminale në gjirin e saj ka vepruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY