Ironia e gazetares që u sulmua nga Meta: Pi verë Deschants me...

Ironia e gazetares që u sulmua nga Meta: Pi verë Deschants me 3 karkaleca dhe bëj shkrim!

68
0
Shares

“Lidhur me investigimin e një agjencie serioze si ‘’BIRN’’, gjithçka është fare e qartë, çdo gjë ka qenë studiuar mirë por operacioni është i mjerë. Publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN, natyrisht ka bërë shërbimet e saj duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj”, ka thënë kreu i Kuvendit Ilir Meta për gazetaren Lindita Çela.

Por ja cila është përgjigja e gazetares:

“Mua më pëlqen ta pi shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën. Rosto me kumbulla, mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë, është darka ime. Në dhomën e pritjes, kam një oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki.

Në menu e dimrit, nuk mungon supa e kungullit, sallata, mishi që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe. Mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhës së vitit.

Ndërsa për festa, ngre një tendë gjigante Të ftuarit i gostitën me antipasta, nga të gjitha llojet e djathërave. Pjata e dytë, kadaif me pana dhe karkaleca deti. Sigurisht që nuk mungon vera e llojit Deschants e një puro kubaneze të llojit “Cooiba”.

Pas gjithë kësaj, ulem e bëj një shkrim…..”, shkruan gazetarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY