Greqia premton te mbështesë Kosovën per anëtarësimin ne organizatat ndërkombëtare. Qëndrimi i shprehur pak dite me pare nga Ministri i Jashtem grek Nikos Kotzias gjate nje takimi qe pati ne Nju Jork me kryeministrin Mustafa dhe shefin e diplomacisë kosovare Thaçi, nuk eshte pritur mire nga mediat serbe, sipas te cilave Athina po krijon terrenin per njohjen e pavarësisë se Kosovës. Ato e shohin si nje tradhti te kryeministrit grek Cipras ndaj Serbisë, ne nje kohe qe autoritetet e Beogradit po kundërshtojnë përpjekjet e Kosovës per t’u bere pjese e këtyre organizmave te rendesishem.
Sipas njoftimit te Ministrisë se Jashtme greke, Kotzias premtoi mbështetje per anëtarësimin e Kosovës, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe në të mirën e stabilitetit në rajon, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Kete qëndrim te Greqisë analistet serbe, te intervistuar nga gazeta “Blic” e shohin si veprim te Ciprasit ne kundërshtim me dëshirat e popullit grek, duke theksuar se qëndrimet e tij ndryshojnë sipas interesave personale. Sipas tyre, në momentin që kryeministrit grek i ofrohet ndihmë financiare në këmbim te njohjes se Kosovës, ai do ta beje kete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/