Amarilda Leka, 29 vjeçarja që u arrestua sot për korrupsion Amarilda Leka – arrestuar sot për korrupsion dhe rryshfet, është punësuar më 2014 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ajo ka qenë sekretarja e zyrës elektorale të ministres aktuale të Inovacionit deh Administratës Publike, Milena Haritos.
Në foton e mësipërme Amarilda është ngjitur me Milenën, me flokë të kuqe dhe foto është bërë në zyren elektorale te Milena Haritos.
Leka u arrestua pasi dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me pretendimin se ajo do tju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësisë me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuatjes së dënimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/