Flet ambasadorja çeke: Praga nuk vuri kusht CEZ për statusin e Shqipërisë

Flet ambasadorja çeke: Praga nuk vuri kusht CEZ për statusin e Shqipërisë

87
0
Shares

Ambasadorja e Çekisë në Tiranë Bronislava Tomasova, ka reaguar sot nga Elbasani për çështjen me kompaninë ceke, CEZ.
Nisur edhe nga aludimet se statusi i Shqipërisë u këmbye me marrëveshjen 600 milionë eurosh me CEZ, Tomasova ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se vlerësimi për integrimin u bë në bazë të reformave.
“Nuk e di në se problemi kryesor është CEZ. Nuk bëj komente për një çështje ndërpolitike. Sundimi i ligjit dhe drejtësia e pavarur janë thelbësore. Marrëveshja qeveri CEZ u vlerësua nga KE dhe BB. Vlerësimi për integrimin u bë në bazë të reformave dhe qeveria ceke nuk e kishte vene kete kush”, u shpreh Tomasova.

Deklarat e saj qe distancon qeverine ceke nga marreveshja ve ne diskutim arsyet e deklaruara deri tani per nje marreveshje me CEZ realizuar ne Vjene me ndermjetsimin e Komitetit te Energjise.

Kryetari i ketij Komiteti tha para tri ditesh ne Tirane se deshtimi i marreveshjes do te bllokonte statusin e Shqiperise edhe per 10 vite te tjera pasi qeveria ceke kishte vene kush nenshkrimin e nje marreveshjeje per te cilen opozita shqiptare thote se ishte poshteruese per Shqiperine dhe demtonte interesta ekonomike te saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY