Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa ish-zyrtarë të komunës Velipojë, pasi dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone. Pasi ka marrë lejen e gjykatës, Prokuroria ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:
Nikollë Marku, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë,
Gjovalin Bregnaj, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Marash Keçi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Dilë Ndoka, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Lekë Simoni, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Filip Kercunga, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Enver Kotrri, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Gëzim Sala, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Emiljan Dashi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues, “ F….”sh.p.k, si më poshtë:
– leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 18.5.2010)
– leje ndërtimi për 9 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
– leje ndërtimi për 4 ndërtesa 4 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
– leje ndërtimi për 9 ndërtesa 4 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
– leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
– leje ndërtimi për 12 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 29.12.2010)
Në këto mbledhje të datave 18.05.2010, 13.08.2010, 28.12.2010 dhe 29.12.2010 të K.RR.T të Komunës Velipojë kanë marrë pjesë anëtarët Nikoll Marku, Marash Keçi, Gjovalin Bregnaj, Emiljan Dashi, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Lekë Simoni dhe Dila Ndoka, dhe të gjithë këto anëtarë kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin “F….” sh.p.k.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/