Durrës, i vetëm në shtëpi vret veten 58-vjeçari

Durrës, i vetëm në shtëpi vret veten 58-vjeçari

64
0
Shares

Një vetëvrasje ka ndodhur në qytetin e Durrësit. KA qenë një 58-vjeçar i cili i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme më 1 tetor, në banesën e tij në lagjen nr. 6.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi M. H. ka vrarë veten me automatik, dhe në trupin e viktimës janë gjetur 2 plumba. Ndërsa, shkaqet të cilat çuan 58-vjeçarin drejt aktit të rëndë të vetëflijimit nuk dihen ende.
Policia njofton se në shtëpinë e viktimës u gjetën në cilësinë e provës materiale automatiku model 56, një krehër me 20 fishekë dhe 2 gëzhoja.
Materialet e këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëvrasja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY