Deputeti Tom Doshi, i dënuar në Durrës kur hetues ishte Spartak Braho

Deputeti Tom Doshi, i dënuar në Durrës kur hetues ishte Spartak Braho

320
0
Shares

Deputeti Tom Doshi rezulton të jetë dënuar dy herë në kohën e komunzimit. Dënimet publikuara nga gazeta dita bëjnë fjalë për vitet 80 dhe janë gjykuar në Durrës, ku deputeti i sotëm Spartak Braho ka qenë hetues.

Dokumentat nuk flasin për emrin e hetuesit por duket qartë se Tom Doshi ose sic thirrje në mbiemër Dashi, ka qenë i pakënaqur nga regjimi.

Pjesë nga një vendim i dënimit të dytë të z.Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit mund të lexohen më poshtë. Aty shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë.

Nga vendimi mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.

tom doshi vendimi1 1

Faqja e parë e vendimit

Në vendimin e gjyqit lexohet:

“Që në bufe Sera të pandehurit kanë ardhur në qejf nga të pirët dhe kanë filluar të thërrasin me zë të lartë, shajnë popullin e Durrësit dhe qytetin e Durrësit. Pasi kanë dalë nga bufe Sera dëshmitari Bashkim është ndarë me të pandehurit dhe katër të pandehurit sic ishin të pirë kanë urinuar prapa bufesë dhe kanë vazhduar rrugën në qendër të qytetit Durrës duke thirrur me zë të lartë fjalë të ndyra si popull shkërdhatë, qytetarë shkërdhatë, etj sjellje e veprime këto që kanë prishur qetësinë në bulevard dhe kanë tërhequr vëmendjen e popullit që bënte xhiro, pasi ishte një ditë pushimi e djelë…”

toma vendimi2

Rrethanat e ngjarjes

Pas kësaj ka ardhur momenti i sherrit dhe plagosja.

Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë.

Gjithcka më pas ka shkuar keq.

Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre.

Dy kanë mbetur të plagosur.

Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim.

Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja plagosjet duke thënë që me thikë kishte qëlluar vetëm ai.

toma vendimi 3

Rrethanat e ngjarjes

Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.

toma vendimi 4

Dënimi për akuzën e dytë

Z.Doshi e ka shlyer tashmë dënimin, por ngjarja dhe vendimi ngrejnë edhe dy pikëpyetje interesante.

E para, z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi.

Provohet katërcipërisht nga emri i nënës, babait, datëlindja, vendlindja dhe lidhjet e rrethanave që bëhet fjalë për z.Doshi të sotëm.

Ka ndërruar mbiemrin apo bëhet fjalë për një gabim drejtshkrimor në dokumentat e kohës?

toma vendimi 5

toma vendimi 6

Edhe në vendimin e Gjykatës edhe në listën e të burgosurve të 301-shit, z.Doshi rezulton si Tom Dashi

Edhe në vendimin e Gjykatës edhe në listën e të burgosurve të 301-shit (më sipër), z.Doshi rezulton si Tom Dashi

Të dhënat e sotme përputhen plotësisht veç…mbiemrit.dita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY