Nuk ka asnje terheqje nga kerkesa ime per hetim nderkombetar per mega-aferen korruptive te marreveshjes Rama – Meta – ÇEZ, deklaron ish-Kryeministri Berisha. “Mungesa ime dje ne votim kishte shkak te vetem nje keqkuptim timin mbi proceduren dhe menyren e votimit pasi mazhoranca ne mbledhjen e konferences se kuvendit me absurditet e kishte cilesuar projektligjin si organik, pra qe duhet te votohet me 3/5”, shpjegon ai.
Në vijim ai deklaron se ka qene inisiatori per ndermarrjen e ketij hetimi dhe do te beje çdo gje qe ka ne dore per kete hetim. “Te gjitha komentet e papagajve te qeverise, te deshmitareve te saj te rreme qe nxijne me pranine e tyre ne studiot televizive por dhe te eklektikeve dhe relativisteve pra kripto-avoketerve te qeverise jane absolutisht pa baza”, shprehet Berisha.
Votimi i djeshëm në Parlament ku një ligj me procedurë të përshpejtuar për hetimin ndërkombëtar të CEZ u rrëzua ngjalli mjaft diskutime. Një pjesë e deputetëve të LSI-së votuan pro tij mes të cilëve edhe Meta. Ndërkoëh që disa deputetë socialistë nuk u përfshinë në votim edhe pse vendimi i grupit ishte votë kundër. Ligji mori 50 vota pro dhe 55 kundër duke shënuar tkurrjen më të madhe të mazhorancës në këto dy vite në parlament.
Deputeti i PD-së, Sali Berisha nuk mori pjesë në votim cfarë e komentua si ndryshim i qëndrimit të tij në lidhje me hetimin e CEZ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/