Kryesia e PD mblidhet të shtunën ku pritet të merret në analizë rezultati i zgjedhjeve të qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kohë më parë ngriti një grup pune për të analizuar zgjedhjet lokale.
Grupi i punës për zgjedhjet i ka dhënë dorën e fundit një raporti të detajuar në varësi të problematikave dhe rezultateve negative dhe pozitive në çdo qendër votimi, fshatra dhe qytete të përfshira tashmë në 61 njësi vendore, 15 prej të cilave u fituan na demokratët.
Besohet që ky raport të parashtrohet për diskutim në mbledhjen e kryesisë, e cila do të përcaktojë dhe drejtimet e reagimit të forcës kryesore në opozitë pas rezultatit që pati në zgjedhjet 21 qershorit, ku përfshihet edhe riorganizimi i strukturave.
Paralelisht Partia Demokratike po përgatit dhe alternativën e saj për qeverisjen e ardhshme. Pjes nga ky program kanë nisur të konsultohen edhe me parti simotra si CDU e kancelares Merkel, ndërkohë që në një tur të afërt do t’u merret mendimi edhe qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/