Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla njoftoi sot prokurorët lokale së institucioni i akuzës po rrit numri i procedimeve penale, duke paralajmëruar kështu valë hetimesh po edhe penalizimesh në të gjithë vendin. Duke folur gjatë një takimi që ai zhvilloi me Drejtuesit lokalë të Prokurorisë
dhe me Drejtuesit e njësive Taskë Forcë kundër korrupsionit
tha se
duhet përmbushur interesat e ligjshme të publikut
dhe të kenë një komunikim më të hapur kundrejt tyre.
Në vijim, Llalla theksoi se “ka zhvillime të shumta në aspektin penal, që kërkojnë angazhim maksimal të të gjithë strukturës së prokurorisë. Aktiviteti
i Prokurorisë si në çdo kohë vijon të ketë vëmendjen kryesore nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë”.
Duke u ndalur në këtë temë Prokurori i përgjithshëm u kërkoi drejtuesve që të mos të lejojnë vonesa në hetim “Në kontrollet periodike të Prokurorisë së përgjithshme janë konstatuar raste të vonesave të pajustifikuara në veprimet hetimore nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore” tha Prokurori i Përgjithshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/