60 mijë € për të vrarë Mimoza Kusari Lilën, atentatin e zbuloi...

60 mijë € për të vrarë Mimoza Kusari Lilën, atentatin e zbuloi policia e Shqipërisë

81
0
Shares

Atentatin kundër kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u zbukua nga policia e Shqipërisë, e cila ia doli të mësonte përmes burimeve të veta nga njeri prej njerëzve të paguar se cfarë mudn të ndodhte së shpejti në qytetin e Gjakovës.

Vrasësit e paguar qëndruan 5 ditë në Gjakovë, rrëfyer kryetarja Kusari-Lila. Ndërkohë dëshmitari i penduar ka deklaruar se pagesa ka qënë 60 mijë euro për të ekzekutuar kryetaren e Komunës së Gjakovës.

RTV Dukagjini thotë se ka parë raportin konfidencial të Policisë së Kosovës lidhur me rastin që së fundi e ka pranuar publikisht edhe vetë e para e Gjakovës. Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin paguar. Për 3 ditë ai ka qëndruar në Gjakovë, në Hotel Jakova, duke i përcjellë lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, ai vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për një person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike. Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para policisë.

Në dëshminë e tij ai ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin paguar. Ata janë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tani Prokuroria të vazhdojë me procedurat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY