Janë identifikuar viktimat e krimit të trefishtë, sonte në Tiranë.
Sipas policisë rreth orës 20.00, prapa Lulishte “1 Majit”, persona të pa identifikuar kanë qëlluar me arme zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit tip BMW seria 5 ngjyrë gri AA 675 JS, ku në makinë ishte në timon Elvis Gaçaj, në vend të pare Aurora Oskyan, pasagjer, Kevin Rugova, si pasoj e të shtënave kanë gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe është plagosur Elvis Gaçaj.
Për sa i përket ngjarjes së sotme pranë Urgjencës së Tiranës ku mbetën të vrarë dy persona dhe një i tretë i plagosur, dyshohet se ka pasur rreth 10 të shtëna me armë zjarri, ndërsa zona ka qenë e populluar në ato momente, duke shkaktuar jo pak panik.
Zgjedhja për të bërë atentatin ka qenë e përkryer për të mos bërë të mundur largimin me makinë. Vrasja është kryer në rrugë dytësore, brenda grumbullit të pallateve, me shumë rrugica dhe mundësi të mëdha për të lëvizur dhe fshehur në këmbë.
Disa qindra njerëz janë të mbledhur çdo natë në dhjetëra kafe dhe bare që ndodhen rreth e rrotull vendit të ngjarjes.
Viktimat mendohet se janë të moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që i plagosuri është në gjendje të rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/