Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Këtë herë gjeografia e krimeve të sotme, ka mbërritur në Shkodër.
Një grua e moshës 37-vjeçare është plagosur mm armë zjarri.
Mësohet se e plagosura, e identifikuar si Mire Pylla, ka mbërritur në spitalin e Shkodrës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët kanë arritur ti nxjerrin plumbin nga barku, ndërsa mësohet se pas kësaj gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë lokale, ende nuk bëhet asgjë e ditur për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm të saj, ndërsa hetimet vazhdojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/