Rita Ora raportohet se është në lidhje me frontmenin e grupit “Blink 182”, Travis Barker.
Sipas “US Ëeekly”, këngëtarja shqiptare është duke shijuar ditët e para të lidhjes me këngëtarin amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje të basketbollit.
“Rita iu afrua e para dhe që nga ajo kohë ata janë së bashku. Atij i pëlqejnë femrat interesante dhe ajo është shumë e bukur”, ka thënë ky burim për revistën amerikane, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Frontmeni 39-vjeçar ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga viti 2004 deri më 2009.
Këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger ndërsa më parë ka qenë në lidhje edhe me Calvin Harris
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/