Dacic nuk di anglisht, fjalët ia shkruajnë ashtu sic lexohet

Dacic nuk di anglisht, fjalët ia shkruajnë ashtu sic lexohet

76
0
Shares

Që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk di anglisht këtë e dinim, por halli më i madh ka zënë këshilltarin e tij, tashmë që Daçiç kryeson me OSBE-në dhe i duhet të lexojë anglisht. Këshilltari ia ka shkruajtur fjalimin në anglisht ashtu si kjo gjuhë lexohet, por kjo e ka bërë Daçiç objekt humori.

I gjithë fjalimi ishte shkruajtur me një anglishte ashtu siç lexohet ndërsa në serbisht ka shkruar me shkronja të mëdha “Kujdes këto janë fjalët që nuk duhet t’i lexosh”.

Se me sa zotësi e ka lexuar Daçiç nuk e dimë. Por ajo që mediat shkruajnë është se në fund të fjalës ai ka marrë një “bravo” nga këshilltari i tij. Shiheni vetë videon dhe gjykojeni!

Kjo është edhe arsyeja që ai nuk qëndron në mbledhjet apo takimet ndërkombëtare vecse për një pjesë të vogël të kohës. Në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit në Tiranë ai hyri dhe doli disa herë nga takimi duke qëndruar vetëm pak minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY