Berisha: Marrëveshja e Ramës me CEZ pretekst për të ndarë paratë, të...

Berisha: Marrëveshja e Ramës me CEZ pretekst për të ndarë paratë, të votojmë hetimin ndërkombëtar

58
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi kolegët deputetë të votojnë kërkesën për hetim ndërkombëtar. Sipas tij, nëse do bëhej diçka e tillë dhe klasa politike do të ngrihej para syve të popullit.
“Unë do bëj gjithçka për të zbardhur këtë aferë të tmerrshme që kushtoi 800 milionë euro. Ca kishit ju që e ndaluat? Humbiste arbitrazhi? Humbiste Sali Berisha, po këtë vetëm një hajdut e bën. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Ndaj të votojmë hetimin ndërkombëtar, nëse do bëjmë këtë votim do ngrihemi para syve të qytetarëve shqiptarë. Hetimi të përfshijë që nga dita e parë deri në ditën e fundit të marrëveshjes. Kujt s’ia mban ka gjithë përgjegjësitë”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, super-afera e CEZ i ka kushtuar shqiptarëve 1200 euro gjobë personale. Berisha tha se e ka denoncuar këtë aferë dhe më parë, ku sipas tij CEZ-it iu falën në zarf 800 milion euro.
“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë dhe që prisnit sot që kjo seancë të votojë sot ligjin për hetimin ndërkombëtar të super-aferës korruptive që ju ka kushtuar ju, secilit prej jush 1200 euro gjobë personale, pa llogaritur ndërprerjet e energjisë, pa llogaritur gjobat e tmerrshme të pamerituara të enteve energjetike ndaj jush vetëm për të mbushur gropën e krijuar, pa llogaritur bizneset e falimentuara dhe shpunësimet për shkak të kësaj afere. Parlamenti ka mure dhe muret janë memoria e tij në këtë sallë. Unë e kam denoncuar këtë aferë dhe e denoncuar përsëri, afera më e tmerrshme korruptive që ka ndodhur ndonjëherë”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri tha gjithashtu se ka denoncuar në hipotezë një veprimtari të qëllimshme të Ramës me komisionerin Fyle. Ai tha se qeveria që drejtonte ka zbatuar dy parime, për të ndihmuar CEZ-in dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.
“Kam denoncuar në hipotezë një veprimtari të qëllimshme të Edi Ramës të lidhur direkt me komisionerin Fyle. E kam bërë kur ai ka qenë në funksion. E kam bërë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve, se kam bërë me kënaqësi. Në çdo rast dhe çdo moment, qeveria ime është bazuar në dy parime: parimi i parë të ndihmojë gjithçka për CEZ-in dhe parimi i dytë të mbrojë me çdo kush interesin e vendit. Ti që leh nga vendi (i drejtohet Taulant Ballës), se e meriton këtë që po te them, duhet të dish se ka dy vendime gjykatash për atë çështje. Në çdo rast është mbrojtur interesi publik. Momenti kur CEZ-i falimentoi, natyrisht ishte e domosdoshme heqja e licencës. Në një vendim të marrë me të gjithë bazën ligjore, Edi Rama dhe çakejtë e tij sulmuan haptas se përzunë CEZ-in. Dokumente që do përdoreshin fuqishëm në arbitrazh kundër palës shqiptare. ERE në bashkëpunim me BB mori kompaninë. Ne nuk pranuam pajtimin, shkuam në arbitrazh ndërkombëtar. Avokati ynë, një nga më të suksesshmit. Kemi gjithçka të dokumentuar. Qeveria shqiptare fshehu, Edi Rama i fshehu publikut, Gjiknuri i fshehu publikut rezultatet e këtyre kompanive. Ne i dinim, po donim ta merrnin vesh shqiptarët. Nga njëra anë fshihet studimi i kompanive ndërkombëtare, nga ana tjetër filluat sulmin ndaj qeverisë së mëparshme pavarësisht se procedurën e kishte ndjekur pikë për pikë Haxhinasto, se iu hoq licenca padrejtësisht CEZ-it”, deklaroi ai.
Sipas Berishës, qeveria çeke s’mund të vinte kurrë veton.
“Kjo ishte një veto e kërkuar atyre që u duhet për të ndarë paratë. Nuk ekziston asnjë vendim zyrtar i qeverisë çeke që të firmosë qeveria marrëveshjen. Kjo ishte një kërkesë e Edi Ramës, sepse duhet të ndaheshin paratë dhe të përdorej një pretekst. Nuk bëj aludime për asnjë, kam shprehur dyshimet e mia për qëndrimet e zotit Fyle. Nuk është normale që zoti Kopac thotë se u firmos në zyrën time marrëveshja. A jeni dakord të paguani biletën 600 milionë euro për të marrë statusin, bie ndesh me çdo parim të Europës. Kaq i duhet të thoshte ministri i jashtëm në BE: A duhet të paguajmë 800 milionë euro biletën? Edi Rama firmosi kulisa me ministrin e tij”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY