Basha: Rama që trajton popullin si hajdut, avokat i vjedhjes së shekullit...

Basha: Rama që trajton popullin si hajdut, avokat i vjedhjes së shekullit 600 milionëshe

70
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar refuzimin nga kryeministri Edi Rama, të një hetimi ndërkombëtar për aferat e CEZ. Sipas Bashës, Rama që akuzon një popull të tërë si hajdut, është shndërruar në një avokat të aferës 600 milonë euro, të cilën po përpiqet ta shmangë nga hetimi.
“E ka kot, hetimi do të kryhet”, garanton Basha.
“Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ja hedhë pa i hyre gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do ti ikë hetimit. E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, thotë në deklaratën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY