Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras në Nju Jork kanë diskutuar për çështjet e mbetura pezull, siç njoftojnë mediat greke, por ajo që dëgjohet nga video e publikuar është një bisedë larg problemeve të mprehta mes dy vendeve.
Tsipras pas shtrëngimit të duarve, pjesën e bisedës para kameras ka preferuar ta përqendrojë vetëm tek e shkuara e Ramës si basketbollist.
Edhe pse me një audio të dobët dëgjohet se Tsipras e ka pyetur kryeministrin shqiptar për pasionin e tij të hershëm, si basketbollist.
Rama u përgjigjur se ka luajtur te Dinamo dhe me Kombëtaren, por se nuk ka luajtur kurrë kundër Greqisë.
Në këtë moment ka ndërhyrë ministri i Jashtëm Nikos Kotzias që e pyet “Ishte gabim?”
Ndërsa Rama përgjigjet se “Luanim me klubet. Kanë ardhur Aris dhe Panathinaikos. Por ato kanë luajtur me kampionen e Shqipërisë, që në atë kohë ishte Partizani”.
Rama kujton se në vendin tonë ka luajtur edhe Nikos Galis, basketbollisti më i mirë grek.
Mediat greke shkruajnë se me ndërhyrjen e Tsipras se ai ishte një Nikos tjetër dhe jo kaq i shëndoshë sa ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, sekuencat e relaksimit përfundojnë bashkë me videon për ti lënë vendin një bisede për tema më të nxehta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/