Dritan Prifti plotëson reagimin për fotot intime: Janë fallco, ia sollen gruas...

Dritan Prifti plotëson reagimin për fotot intime: Janë fallco, ia sollen gruas para 5 vitesh, Tani rradha ime

255
0
Shares

Ish-ministri Dritan Prifti ka plotësuar komentin e tij të para dy orëve me një përcaktim shtesë për fotot e publikuara sot paradite në mediat online fillimisht nga një ish-eksponent i lartë i LSI-së,

Ja komenti i tij: Te fotot
edhe pse fallso dhe intime duket qe Shefi ia ka hyp.
Po si i behet kur atyre qe i publikojn dhe qe kan interes tpublikohen, ia hypin tjeret grave te tyre.

Në një postim të tij ai shkruan mbi një lajm rreth këtyre fotove: “Te fotot edhe pse imtime duket qe Shefi ia ka hyp. Po si i behet kur atyre qe i publikojn dhe qe kan interes tpublikohen, ia hypin tjeret grave te tyre”.

Në një postim të mëparshëm ai nuk kishte folur për fotot fallto.

Më poshte janë dy postimet e tij:

dritani orifti koment saktesim 2

Postimi i fundit

dritan prifti koment

Postimi i pare

Besohet se foto e publikuara janë shkëputur nga një video më të gjatë të regjistruar në momente intime të ish-ministrit Prifti me një zyrtare të ministrisë në kohën kur ai drejtonte dikasterin e Energjisë dhe Ekonomisë.

Publikimi i videos është pjesë e një lufte plot shantazhe që ka nisur mes eksponentëve të ndryshme politike lidhur me hetimin CEZ dhe kontratave që kjo kompani ka nënshkruar me DIA, kontratë për të cilën akuzohet Ilir Meta si një prej personave të përfshirë në këtë skandal.

Nderkohe ai ka shkruajtur edhe nje leter me te gjate publikuar te syri sipas se ciles do te publikoje neser video te tjera.

Ja reagimi tjeter:

E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj. Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.

Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro. Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat. Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete.

Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre. Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.

Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim. Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.

Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza.

dritan prifti seks

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY