Trafiku i drogës dhe armëve nga Shqipëria, alarmon antimafian italiane

Trafiku i drogës dhe armëve nga Shqipëria, alarmon antimafian italiane

71
0
Shares

Trafiku i drogës nga Shqipëria, i shtuar së fundmi edhe trafiku i armëve, ka alarmuar antimafian italiane.
Këtë fakt e bënë të ditur dhe e denoncon, deputeti i PD-së, Keltis Kruja.
“Prokurori i antimafias së Leces, Cataldo Motta, bëri para dy ditësh një deklaratë tronditëse.
Ai tha se droga nga Shqipëria në Itali vazhdon me të njëjtat ritme, duke theksuar edhe narkotikët e fortë të Afganistanit që kalojnë tranzit në vendin tonë, por më shqetësuesja thotë zyrtari i lartë Italian, është se tani ka nisur edhe trafiku i armëve”.
Për Krujën, referuar edhe informacionit të antimafias italiane, krerët e këtyre grupeve gjenden në Shqipëri.
“Prokurori i antimafias tha gjithashtu se krerët e këtyre grupeve kriminale që veprojnë në Itali e më gjerë, gjenden në Shqipëri”.
keltis kruja, konference shtypi pdSipas qëndrimit zyrtar të PD-së, shqetësimi i autoriteteve ligj-zbatuese italiane, është normale, për deri sa trafikantët në Shqipëri përdorin makinën e ministrit të Brendshëm, i akuzuar me prova e fakte.
“Këto kambana alarmi nga vendi fqinj vijnë në kohën kur Shqipëria është mbuluar nga droga, dhe kur në krye të ministrisë së rendit, qëndron personi i akuzuar me prova e me fakte si i lidhur drejtpërdrejt me bandat e trafikut. Është normale që të shqetësohen autoritetet e vendit fqinj për trafikun e drogës, kur bandat e narkotrafikut përdorin makinën personale të Saimir Tahirit, gëzojnë imunitet të plotë dhe nuk preken dot nga policia. Sigurisht që trafiku i drogës drejt Italisë do të vazhdojë kur të afërmit e ministrit, një grup kriminal i mbajtur nën vëzhgim, të njohur si kontingjente, përdorin edhe makinën e ministrit, edhe skafin e tij”, denoncon Keltis Kruja.
Përpos krenarisë së kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Saimir Tahiri, deputeti i PD-së, shprehet se e vërteta është ndryshe dhe se rruga e vetme është largimi nga detyra dhe hetimi i ministrit Saimir Tahiri.
“Edi Rama mund të vazhdojë me propagandën e tij, mund të vazhdojë të jetë krenar me Saimirin e targës AA003GB, por e vërteta që dinë autoritetet italiane është ndryshe, është tronditëse. E vërteta që dinë qytetarët shqiptarë është ndryshe. E vërteta është se droga ka mbuluar vendin, dhe se ministri i rendit është këmbë e krye i lidhur me trafikun e trafikantët. Ka vetëm një rrugë. Largimi i tij nga detyra dhe nisja e një hetimi të plotë e serioz”, përfundon deklarata e deputetit Keltis Kruja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY