Qeveria vendime antikushtetuese për funksionimin e pushtetit vendor

Qeveria vendime antikushtetuese për funksionimin e pushtetit vendor

68
0
Shares

Tryeza për projektligjin për pushtetin vendor, organizuar nga USAID dhe Ministria përkatëse është mbajtur mes debatesh lidhur me paqartësitë e draftit. Për Kryebashkiaken e Shkodrës, cenohet pavarësia e vendorëve.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kritikuar projektligjin për pushtetin vendor, në tryezën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore dhe USAID.
Sipas saj drafti duhej të kishte përfunduar para marrjes së detyrës nga 61 drejtuesit e ri vendorë, ndërsa e cilëson fazën transitore si të pamjaftueshme.
“Ndodhemi në një fazë transitore krejtësisht të paqartë, për të mos thënë që vendimet e nxjerra nga qeveria, Këshilli i Ministrave kanë probleme që lidhen edhe me kushtetutshmërinë”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrws.
Për kryeqytetaren e Shkodrës, drafti cenon pavarësinë e pushtetit vendor.
“Në disa nene cenohet pavarësia e pushtetit vendor, më saktë te bashkëpunimi ndër-vendor, neni 14, pika 4: ‘njësitë e qeverisje vendore mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi ndër-vendor me njësitë e qeverisjes vendore me shtete të huaja’”, shtoi Ademi.
Diskutimet e kryebashkiakes sollën reagimin e Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e reformës territoriale, Artan Shkëmbi.
“Ishte pothuajse e pamundur qeverisja me standardet e kërkuara, së pari në aspektin decentralizues që reforma tashmë e bën të mundur dhe së dyti në aspektet ligjore”, sqaroi Shkëmbi.
Në takim merrnin pjesë administratorët e njësive vendore dhe ekspertët ligjorë të qarqeve Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY