Problemet e mazhorancës reflektohen edhe te reforma në drejtësi, LSI kundër draftit...

Problemet e mazhorancës reflektohen edhe te reforma në drejtësi, LSI kundër draftit të PS

65
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjashtë vërejtje paraprake për draftin e ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi. Deputeti i kësaj partie, anëtar i komisionit të posaçëm për këtë çështje, Spartak Braho, renditi dje 6 vërejtjet e partisë së tij, duke shtuar se me një studim më të thelluar dhe hap pas hapi, do të lindë nevoja për përmirësime të reja.
Çështja themelore për të cilën Braho shprehu shqetësim, ishte se ky draft me 58 ndryshime kushtetuese, nuk zgjidh një problem tjetër paralel që ka të bëjë me dekriminalizimin.
“Në parim jam dakord me amendimet. Në rrugë e sipër mund dhe duhet të bëhen rregullime të tjera.
Kam disa vërejtje teknike. Ky draft nuk parashikon ndryshimet për dekriminalizimin, proces i cili ka nevojë për ndryshime kushtetuese që duhen bërë njëherësh me reformën në drejtësi. Po ashtu, në këtë draft nuk merren parasysh ndryshimet për organizimin e pushtetit lokal.
Problem tjetër është se është parashikuar një gjykatë e shkallës së parë, dhe një gjykatë e lartë, por nuk caktohet se kush është gjykata që do të japë vendimin e formës së prerë. Nuk vihet në qendër tipari unifikues i vendimeve të gjykatës së lartë. Drafti ka probleme me afatet e gjykimit, një problem i pazgjidhur i sistemit tonë të drejtësisë. Është parashikuar heqja e imunitetit të gjyqtarëve, të cilin unë jam shumë dakord. Mendoj se duhet të shtohet heqja e imunitetit të deputetëve”, tha deputeti i LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY