Përplasje me armë mes policisë dhe dy makinave në Vlorë

Përplasje me armë mes policisë dhe dy makinave në Vlorë

110
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona mbrëmë një prej të cilëve I plagosur në rrethana ende misteriose pas një përplasje me armë mes personave që ndodheshin në një Land Rover dhe patrullës ë policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes, gjatë një shërbimi për kontrollin e mjeteve dhe personave që lëvizin me armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, të vendosura në dy pika kontrolli në vendin e quajtur Sherishtë, rreth orës 23:00, një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete: një “Benz” me targë AA191HS dhe një “Land Rover” me targë VL1553D që ecnin me shpejtësi.

Pas 100 m distancë, dy makinat kanë ndaluar dhe në këtë kohë është afruar shërbimi dhe i ka pyetur: -“Cfare problemi keni, jemi Policia”,,, në këtë moment, shoferi i “Land Roverit” ka qëlluar me Pistoletë në drejtim të makinës së Policisë dhe janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me makinen tjetër të Policisë që ishte në pikën tjetër të postobllokut e cila ka bërë ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës.

Personat e Land Roverit, kanë braktisur makinen ndërsa 3 persona janë bllokuar në mjetin Benz, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur.

Pasi është pyetur, i plagosuri ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë për rrethana akoma të paqarta nga Policia.

Në automjetin e braktisur Land Rover, janë konstatuar 2-Automatikë.

Policia ka shoqëruar dy vëllezërit Birçaj:

Vasil (37vjeç) dhe Ilir (46 vjeç), banues në lagjen “Hajro Çakërri” si dhe shtetasin e plagosur: Martin Hitaj 35 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal.

Policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit Birçaj për “Mosbindje ndaj urdhërit të Policisë” dhe “Mbajtja e armëve dhe minicioneve pa leje”.

Ndërkohë, Policia është duke kryer të gjitha veprimet e para hetimore, kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY