Nënë e bijë, biznes kënaqësie në Kukës

Nënë e bijë, biznes kënaqësie në Kukës

95
0
Shares

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacioni e koduar ”Klienti” dhe ka vënë në pranga nënë e bijë me akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Drita Cerriku, 41 vjeçe, banuese në Kukës dhe Anila Cerriku, 20 vjeçe, banuese në Kukës janë arrestuar në flagrancë nga ana e specialistëve të Seksionit të Trafiqeve, në Drejtorinë e policisë Kukës.

Arrestimi i shtetaseve u bë pasi ushtronin prostitucion në ambientet që kishin marrë me qira. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen N.P, 36 vjeçe, banuese në Kukës. Procedimi ndaj shtetases filloi për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY