Ministrat maqedonas, të përgjuar në seks

Ministrat maqedonas, të përgjuar në seks

102
0
Shares

Opozita maqedonase tha se kishte përgjime audio që zbulonin jetën seksuale të një ministri, por nuk do t’i publikojë për ta luajtur me ndershmëri. Zv.presidentja e Social Demokratëve, Radmila Shekerinska tha se partia e saj ka marrë shumë detaje rreth jetës private të një ministri dhe zyrtarëve të partisë në qeveri, të mbledhura nga përgjimi ilegal.

“Sigurisht që ka shumë biseda private që do të ishin interesante për publikun maqedonas dhe të dhimbshme për qeverinë… Nëse do të donim të abuzonim me këtë, do ta kishim bërë tashmë,” tha Shekerinska për 24 Vesti.

Ajo shtoi se ata i përmbahen parimit të publikimit vetëm të bisedave në interes të publikut. Vendimi për të diskutuar rreth përgjimeve të jetës seksuale të zyrtarëve është vetëm një sinjal i asaj që pritet të jetë një fushatë e pisët për zgjedhjet e hershme të prillit të ardhshëm. Analisti politik dhe ish deputeti Mersel Biljali tha se deklarata e Shekerinskës ishte një përpjekje për të kërcënuar kundërshtarët politikë.

“Ne të gjithë e dimë se bisedat e përgjuara kishin edhe përmbajtje të këtij lloji, por çfarë do që të përmbajnë përgjimet, duhet të bëjmë dallimit mes interesit publik dhe privatësisë së dikujt,” tha Biljali.

Profesoresha e shkencës së komunikimit Vesna Shopar tha se “Duke gjykuar nga ajo që kemi parë, fushata do të bëhet e pisët dhe plot energji negative drejt kundërshtarëve politikë, veçanërisht tani që loja është ndezur

Zgjedhjet në prill që vjen ishin një marrëveshje e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës të ndërmjetësuara nga BE­ja për të zgjidhur krizën politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY