Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vlorë, zbardhet përplasja – policia shkëmbeu zjarr me grabitësit

29/09/2015
FOTO/ Vlorë, zbardhet përplasja – policia shkëmbeu zjarr me grabitësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës ka sqaruar ngjarjen e cila ndodhi në orët e vona të së hënës (28 shtator), në Vlorë, ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në drejtim të uniformave blu.
Sipas njoftimit të policisë peronat e arrestuar Ilir e Vasil Birçaj dhe Martin Hitaj dyshohet se do të kryenin një grabitje me armë.  Personat dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal brenda dhe jashtë vendit, pasi njëri prej të arrestuarve, Martin Hitaj është i dënuar në Itali me 6 vjet burg për trafik droge.

Ngjarja

benz, vloreNgjarja ndodhur mbrëmjen e së hënës ku policia u vu në ndjekje të dy automjeteve të cilat po lëviznin me shpejtësi.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë lokale, mësohet se, “ditën e djeshme më datë 28. 09. 2015, rreth orës 23:00, Policia e Vlorës, gjatë një shërbimi për kontrollin e mjeteve dhe personave që lëvizin me armë zjarri dhe sende të kundërligjshme, të vendosura në dy pika kontrolli në vendin e quajtur Sherishtë, një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete, një ‘Benz’ me targë AA 191 HS dhe një ‘Land Rover’ me targë VL 1553 D, të cilët po ecnin me shpejtësi në drejtim të tyre”.

Sulmi

landrover vloreNjëri prej mjeteve ka qëlluar 5 herë mbi policinë për ta zmbrapsur, por blutë e Vlorës i janë kundërpërgjigjur me armë.
“Shërbimi i Policisë ka dhënë sinjal për ndalimin e automjeteve por personat nuk i janë bindur urdhrit të Policisë. Në këto momente shoferi i mjetit ‘Land Rover’ ka qëlluar 5 herë me Pistoletë me qëllim për t’i zmbrapsur forcat e Policisë. Shërbimet i janë kundërpërgjigjur me zjarr personave dhe janë vënë në ndjekje të tyre por për shkak të kushteve të vështira dhe errësirës, autorët janë larguar  me shpejtësi”, sqaron më tej polica.

Arrestimi

vlore-gravitesitKa qenë një postbllok i dytë që ka ndaluar dy mjetet, ku personat e mjetit nga u qëllua policia u larguan duke përfituar nga errësira, ndërsa u ndaluan 3 persona të makinës tjetër, kur një prej tyre ishte i plagosur.
“Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me efektivët e tjerë të vendosur në pikën tjetër të kontrollit e cila ka bërë të mundur ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës. Personat e mjetit, Land Rover, kanë përfituar nga errësira duke ndryshuar drejtimin e rrugës dhe janë larguar menjëherë duke braktisur mjetin Land Rover. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar menjëherë mjetin Benz, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve të mësipërm, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur”.

Pista

arme vlorePista kryesore e Policisë është përgatitja e grupit të mësipërm për kryerjen e një grabitjeje me armë zjarri dhe me maska për të fshehur identitetin e tyre.
Martin (Erton) Hitaj, pasi është pyetur ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë, megjithatë Policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes pasi rezulton për shkaqe akoma të paqarta.
Policia e Vlorës po punon  për identifikimin dhe kapjen e personave të larguar dhe po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sekuestrimet e policisë


arme e maska vlore2 armë zjarri Automatikë model 56’,
4 krehra të mbushur me 100 fishekë model 56’,
120 fishekë model 56’,
18 fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm,
5 fishekë të kalibrit 9 mm,
3 maska pambuku të zeza,
2 kapele sportive,
1 jelek i verdhë fosforeshent,
3 palë dorëza plastike
2 palë dorëza pambuku të zeza,
2 aparate celularë (Nokia & I Phone),
1 palë syze dielli,
3 automjete të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes (Land Rover – VL1553D, Benz – AA191HS, Mitsubishi – AA296AH).

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Vlorë, sulmojnë me armë me policinë në postbllok, arrestohen dy vëllezrit Birçaj
/web/Vlore_sulmojne_me_arme_me_policine_ne_postbllok_arrestohen_dy_vellezer_Bircaj_7732_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.