Flet i plagosuri te “Ushtari i Panjohur”: Pistoleta qëlloi me defekt se...

Flet i plagosuri te “Ushtari i Panjohur”: Pistoleta qëlloi me defekt se do isha i vdekur tani

229
0
Shares

Martin Iskurti është 27-vjeçari, i cili u plagos me 3 plumba në qendër të Tiranës gjatë ditës së diel. Ai gjendet në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë për të hequr një plumb në këmbë dhe dy në bark. Pranë tij gjenden prindërit, vëllai dhe të afërmit të cilët nuk mund ta imagjinojnë se një njeri mund të plagoset në mes të ditës në qendër të kryeqytetit. Në një intervistë për “GSH” Martini tregon si ka nisur konflikti me 26-vjeçarin Bledar Vani dhe si u shpëtoi plumbave në mes të Tiranës.


martin iskurti, plagosur tiraneMartin e mban mend momentin para se të plagoseshe në qendër të Tiranës?

Po sigurisht. Të dielën e kam pushim nga puna dhe kisha dalë për qefin tim. Pasi mbarova çfarë kisha për të bërë rreth orës 13:00 thashë të ngjitesha në shtëpi duke marrë autobusin urban që ngjitet për te ish- uzina e autotraktorit. Kur po kaloja semaforët te kryqëzimi që lidh pazarin e ri me qendrën dëgjoj nga pas dikë që më thotë: “A e mban mend ç’më ke bëre?”. Mendova se nuk e kishte me mua dhe vazhdova të eci. Kur më preku në sup ktheva kokën dhe pashë Bledar Vanin, i cili kishte veshur një xhup të zi nga xhepi të cilit nxori një pistoletë. Fillimisht tentova t’ia marr pistoletën, por kur nuk munda tentova t’i shmangem shënjestrës së tij.

Çfarë ndodhi më pas?
Kur unë tentova të largohem dhe të fshihem prapa “Ushtarit të Panjohur” personi që më ishte vënë pas më gjuajti dhe plumbi më zuri në këmbë. Pasi u plagosa rashë menjëherë përtokë sepse nuk mund të ecja. Ndërkohë ai u afrua dhe më gjuajti edhe dy herë të tjera në bark. Pistoleta që ai përdori mezi mbushej prandaj ai nuk pati mundësi të më qëllonte më shumë, sepse po të ishte ndryshe unë do të kisha vdekur tani.

Kishte shumë njerëz në zonë kur ndodhi ngjarja?
Po kishte shumë lëvizje. Normal aty është qendra e qytetit. Kur një person del me armë në mes të qytetit dhe gjuan mendo sa i sigurt është ky vend. Plumbat mund të zinin këdo. Ai gjuajti tri herë dhe u largua nga vendngjarja në këmbë dhe policia nuk mundi ta kapte. Si mund të largohet një kriminel nga qendra e qytetit në këmbë dhe policia të mos e kapë dot. Kjo është paaftësi që krimi të ndodhë në qendër të qytetit dhe autori të kapet pas 16 orësh.

Kishe njohje të mëparshme me autorin? Çfarë marrëdhënie keni pasur?
E kam njohur para disa vitesh. Por, e njihja vetëm si fytyrë. Para më shumë se një viti kam pasur një konflikt të vogël me të, por jo ndonjë gjë serioze. Nisi si një sherr banal kur unë punoja në një servis në Kinostudio. “Pse më shef? -“S’po të shof”, diçka e tillë. I pata thënë ik o çun na lër rehat në punë dhe e kam goditur me 2 shuplaka. Kaq! Ai më solli dajën dhe djalin e xhaxhait me të cilët u sqarova dhe i thashë që unë nuk do e prekja më me dorë. Pas kësaj dite unë jam ndeshur në rrugë me të me qindra herë pasi ai kalon shpesh para servisit ku unë punoj si mekanik, por nuk kemi pasur asnjë komunikim dhe asnjë konflikt. Ai në punën e tij unë në timen. Nuk e di nga buroi ai inat karshi meje. Ndoshta u bë trim ngaqë i ra në dorë një pistoletë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY