ZBULIMI NASA-s/ Në Mars ka ujë, gjasa që në këtë planet të...

ZBULIMI NASA-s/ Në Mars ka ujë, gjasa që në këtë planet të ketë “njëfarë jete”

75
0
Shares

NASA-s në Uashington, ka bërë ët ditur sot zbulimin e madh. Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar rrjedha të ujit gjatë muajve të verës që shkojnë poshtë humnerës, të cilat zhduken kur moti ftohet. Ky është lajmi i madh i bërë publik pak çaste më parë nga NASA.
Në këtë mënyrë shkencëtarët thonë se janë rritur gjasat që në këtë planet të mund të ekzistojë “njëfarë jete”.
Më parë është spekuluar shumë për ekzistencën e ujit në planetin e kuq, por zbulimi i bërë publik sot ka rëndësi historike pasi tashmë ky zbulim është fakt i kryer.
“Ky zbulim na jep një fokus në atë se ku duhet të fokusohemi për të kërkuar mundësi ekzistence të jetës”, ka thënë profesori i gjeologjisë planetare në Universitetin e Arizonës, Alfred S. McEwen.
Shkencëtarët kanë thënë se në sipërfaqen e planetit Mars, ka pasur ujë së fundmi, ku me “së fundmi” nënkuptohet që kjo sasi e ujit që është gjetur tani mund të mos ketë ekzistuar më herët. Përndryshe nuk do të kishte mundur të prodhohej kripa e hidratuar. Përkundër asaj që Marsi bilionë vjet më parë ka qenë i përmbytur nga ujërat e lumenjve, liqeneve dhe me gjasë edhe të një oqeani, gjetjet e fundit të ujit janë në sasi modeste. Shkencëtarët kanë konfirmuar se edhe më parë kanë hasur në pjesë të lagura të sipërfaqes së marsit, mirëpo kanë qenë shenja jo premtuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY